Ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në të dyja konkurrencat do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të enjten e 26 majit, ky stadium do të jetë arenë e përballjes ndërmjet Llapit dhe Dritës dhe atë nën dritën e reflektorëve, pasi ndeshja do të luhet nga ora 20:00, përcjell arbresh.info.
Këto dy skuadra nuk e arritën objektivin e titullit kampion, prandaj synojnë që edicionin megjithatë ta përmbyllin me një trofe.
Kjo përballje pritet me interesim të madh nga tifozeritë e të dyja ekipeve, andaj edhe spektakli në tribuna nuk do të mungojë.
E mjaft interesante kësaj radhe do të jetë edhe finalja në konkurrencën e femrave, ku të premten e 27 majit, në orën 17:00, do të ballafaqohen dy ekipet më cilësore, Ep-Com Hajvalia dhe Mitrovica.
Edhe në këtë finale pritet rivalitet i madh në fushë, por edhe në tribuna. / arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...