Java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet sot me dy ndeshje në program.
Takimet kryesore të kësaj xhiroje zhvillohen pikërisht sot në Suharekë dhe Podujevë, shkruan lajmi.net
Prishtina e Debatik Currit viziton Suharekën për t’u përballur me Ballkanin.
Fitorja është e domosdoshme për dy skuadrat që kanë objektiva të ndryshme këtë edicion.
Përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Llapi i bën konak Dritës dhe çdo opsion tjetër përpos pikëve të plota mund të jetë “fatal” për dy ekipet.
Dyja sfidat në fjalë luhen nga ora 15:00.
Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë Kosovë
Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK...
Zyrtarët e lartë amerikanë vizitë pa paralajmërim në Beograd...
Barcelona deklason Sevillën para ndeshjes me Real Madridin
Truku për pastrimin e radiatorëve: Do të hiqni të gjithë plu...
Inter arkëton tre pikë të mëdha në udhëtim tek Roma