Llapi dhe Prishtina ndajnë pikët, përfiton Dukagjini

18:02 | 28 Prill 2025
D.H

Llapi dhe Prishtina kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së 31-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujeveë u mbyll me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.

Golin e parë në ndeshje e shënuan vendasit nga penalltia me anë të Ardit Tahirit, në minutën e 38-të të takimit.

Kurse Prishtina barazoi ndeshjen me Leotrim Kryeziun në minutën e 70-të.

Januzi pati një mundësi të mirë për llapjanët, por gjuajtjen e tij me kokë nga afërsia e priti portieri Agron Kolaj.

Kështu dy skuadrat morën nga një pikë dhe tani lufta për t’i ikur barazhit është bërë e ashpër.

Prishtina është e gjashta me 40 pikë aq sa kanë edhe Llapi dhe Dukagjini që pozicionohen në vendin e shtatë potencialisht të tetë, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro pa përfunduar Superliga./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm