Freddie Ljungberg ka kërkuar nga bordi i Arsenalit që sa më shpejtë ta zgjidhin problemin e trajnerit kryesor.
Legjenda e klubit që po e drejton skuadrën londineze për një periudhë të përkohshme, ka thënë se sa më shpejtë duhet të emërohet një trajner i ri.
Kjo kërkesë e Ljungbergut vije pas humbjes 3-0 që The Gunners pësuan në shtëpi ndaj Manchester Cityt në javën e 17-të në Ligën Premier.
“Për ne nuk shkoi asgjë në këtë takim. Kemi bërë shumë gabime personale dhe Manchester City i shfrytëzoi ashtu siç din ata”, ka thënë ai pas ndeshjes.
” Unë i kamë thënë bordit që ta emërojnë sa më shpejtë një trajner të ri, duhet të marrin një vendim. Ne jemi këtu për të ndihmuar, por vendimi duhet të merret sa më shpejtë.
“Jam i nderuar që klubi ka vendosur që unë ta drejtoj skuadrën përkohësisht, por ne duhet të vayhdojmë përpara dhe të largohemi nga kjo situatë”, ka shtuar më tej Ljungberg.
Arsenali tashmë është shtatë pikë larg vendit të katërt, madje rrezikon të futet edhe në Ligën e Evropës nëse vazhdon me këtë formë. /Telegrafi/
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...