Liverpooli ka njoftuar largimin e trajnerit të skuadrës së parë, Pepijn Lijnders.
Trajneri i shumëvlerësuar gjerman ka pranuar të bëhet trajner i skuadrës holandeze NEC Nijmegen, transmeton portali arbresh.info.
Lijnders iu bashkua së pari “Redsave” si një trajner i akademisë nën ish trajnerin Brendan Rodgers gjatë vitit 2014. Ai me shpejtësi arriti të bëhet pjesë kryesore e stafit të Jurgen Kloppit dhe është promovuar në zhvillimin e skuadrës së parë.
Klopp ka zbuluar se ka emocione të përziera rreth largimit të Lijndersit.
“Është përzierje emocionesh të flasësh për largimin e Pepit”, ka thënë ai.
“Më dhemb që ne kemi humbur një anëtar aq të vlefshëm të stafit tonë të trajnerëve dhe një person aq të mrekullueshëm të grupit”
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend