Liverpooli ka arritur të shënoj fitore me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt në kuadër të derbit të javës së 13-të në Premier League.
Cody Gakpo shënoi pas 12 minutash lojë, për të marrë epërsinë fillestare ndaj të drejtuarve të Guardiolës, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë pas një iniciative të gjatë, Liverpooli shënoi edhe golin e dytë nga penalltia, me realizator Mohamed Salahin.
Deri në fund gola të tjerë më nuk pati kështu, të drejtuarit e Arne Slot arkëtuan tre pikët e radhës.
Kjo është ndeshja e shtatë pa fitore në të gjitha garat për skuadrën e Cityt, ku numërojnë gjashtë humbje e një barazim.
Në ndeshjen e radhës, “Citiziens” luajnë ndaj Nottingham Forestit në shtëpi kurse Liverpooli udhëton tek Newcastle.
Pas 13 xhirosh, “The Reds” janë liderë me 34 pikë nëntë më shume se Chelsea e Arsenali, kurse Man City ka 23 sosh dhe ndodhet në pozitën e pestë./Arbresh.info
GET IN THEREEE!!!!! 🤩🔴 #LIVMCI pic.twitter.com/NEhKA1wIhb
— Liverpool FC (@LFC) December 1, 2024
Kumanova regjistron disa zjarrvënie që dyshohet të jenë krye...
Bisedë e thellë mes Leos dhe Lelës, sqarojnë gjithçka mes ty...
Juventusi dhe Interi garojnë për të siguruar nënshkrimin me ...
Kishin me vete mijëra para të padeklaruara, kapen në Morinë ...
KEK-u njofton për ndalesën dyditore të njësisë B1
Osmani vendos lule te shtatorja e Rugovës për 80-vjetorin e ...