Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtimin e tyre te Southamptoni në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier.
Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar formën e mirë dhe fitoret edhe në ndeshjen e dytë të Ligës Premier duke shënuar fitore ndaj Southamptonit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin mysafirët që gjetën golin.
Ishin minutat e shtesës kur erdhi goli i parë i ndeshjes me anë të Sadio Mane, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të James Milner.
Në pjesën e dytë Reds ishin më të mirë dhe dominuan lojën, por të dyja skuadrat arritën të gjejnë nga një herë rrjetën.
Liverpooli arriti të gjej golin e dytë me anë të Roberto Firmino (71′), i cili shënoi për 2-0, ndërsa Danny Ings (83′) vulosi rezultatin përfundimtar 2-1 pas një gabimi të bërë nga portieri Adrian.
Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Southamtoni renditet i 17-ti me zero pikë.
Në ndeshjen e radhës, Reds e presin në shtëpi Arsenalin, ndërsa Southampton udhëton te Brightoni.
https://twitter.com/69DlOR/status/1162738166471831552
https://twitter.com/swiftscores/status/1162750771470983168
https://twitter.com/Sigam90goalsBR1/status/1162752278513819649
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...