Liverpooli vazhdon garën e tyre për portierin e Lazios, Thomas Strakoshan, pas një raporti se kanë ofruar 30 milionë euro plus bonuse.
Bazuar në ‘Daily Mirror’, skuadra në Premierë Ligë është e bindur që Strakosha është shënjestra e tyre kryesore, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi 23-vjeçar i Shqipërisë ka qenë përzgjedhja e parë në Stadio Olimpico gjatë dy sezoneve.
Raportohet që oferta aktuale tani është 30 milionë euro, por me bonuse mund të arrihet në çmimin e kërkuar prej 35 milionë euro.
Strakosha është nën kontratë deri në qershor të vitit 2020 dhe është bërë pjesë e skuadrës italiane përmes akademisë së tyre të të rinjve.
Strakosha i ka kushtuar 75 mijë euro Lazios për transferim nga Panionios në vitin 2012./arbresh.info/
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...