Liverpooli transferon superyllin e Real Madridit

19:35 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Liverpooli vazhdon të kërkojë zëvendësimin e Philipe Coutinhos, i cili kaloi te Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman, Jurgen Klopp, është duke shikuar disa opsione për zëvendësimin e brazilianit, i cili ka lënë një zbrastirë të madhe në formacionin e të kuqve.

Gjiganti nga Mersyside, nuk arriti ta bindte RB Leipzigin që ta merrte mesfushorin, Naby Keita, në janar edhe pse tashmë Keita është lojtar i Liverpoolit, megjithatë, ai deri më 1 qershor do jetë pjesë e klubit gjerman.

Sipas mediave spanjoll dhe angleze, Dani Ceballos është emri i fundit që po lidhet me një transferim në Anfield Road, transmeton arbresh.info.

Ceballos u transferua në Santiago Bernabeu këtë verë nga Zidane, por ka dështuar të bëj një vend në formacionin e parë.

Klopp e pëlqen mënyrën e lojës së tij dhe tashmë klubi anglez do të dërgojë një ofertë në drejtim të Los Blancos. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme