Liverpooli është në kontakt të vazhdueshëm me sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.
Megjithatë, ‘El Mundo Deportivo’ ka thënë se “Redsat” do të përpiqen për të nënshkruar me reprezentuesin e Francës vetëm në rast se ata humbin sensacionin Mohamed Salah këtë verë, transmeton portali arbresh.info.Dembele është një lojtar i favorizuar nga trajneri Jurgen Klopp dhe mund të largohet nga Barcelona nëse ata arrijnë të sigurojnë nënshkrimin me yllin e Atleticos, Antoine Griezmann. Megjithatë, Klopp nuk do të transferoj yllin e ri francez vetëm në rast se Salah largohet nga klubi.
“Dembele? Oooh, ai qenka në merkato? Tani unë jam i interesuar!”, kishte thënë trajneri i Liverpoolit të shtunën kur është pyetur rreth tij.
“Unë nuk komentoj asnjëherë në thashethemet rreth transfereve. Tashmë kam thënë shumë më shumë seç bëjë zakonisht”
Salah është shënjestër kryesore për transferim e rivalit të Barcelonës në La Liga, Real Madridin./arbresh.info/
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa ...
Arsenal konfirmon largimin e Edu Gaspar nga posti i drejtori...
Rezi-Mevlanit: Ajo më puthi në buzë, por tani është distancu...
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes si...
Rama të enjten në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban
Rezultatet dhe tabela pas javës së 12-të/ Ballkani e Malishe...