Liverpooli tani e do edhe më shumë shitjen e Shaqirit

10:31 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Liverpooli dëshiron që ta largojë Xherdan Shaqirin në mënyrë që të krijojë fonde për të sjellur një mbrojtës në skuadër

Jurgen Klopp po vuan me lëndimet në fazën defanzive, derisa në atë sulmuesi ka opsione të shumta, shkruan Reporteri.net

Kështu, gjermani po shikon që ta sakrifikojë dikë nga faza sulmuese, duke e shitur në janar. Mediat thonë se Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi mund të shiten nga klubi nëse vjen ndonjë ofertë e mirë për të dy.

Kështu, me paratë e këtyre dy futbollistëve Liverpooli synon ta transferojë një mbrojtës pasi ‘Të Kuqtë’ aktualisht janë pa dyshen Van Dijk dhe Gomez.

Një nga klubet më të interesuara për Shaqirin mbetet gjiganti turk, Galatasaray./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme