Manchester City ka marrë vetëm një pikë në duelin me West Hamin, pasi ndeshja që u luajt në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier, përfundoi 2-2.
Pas vetëm 24-të minutash lojë, Jarrod Bowen i kaloi Hammers në epërsi, duke i zënë në befasi Citizens.
Bowen (45’) nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe për 2-0, duke shkuar në pushimin mes pjesë me epërsi.
Mirëpo, City ishte më kërkues në pjesë e dytë dhe ia doli të shënonte dy herë.
Fillimisht, Jack Grealish pranoi një asistim nga Rodri, për të realizuar për 2-1 në minutën e 49-të.
Ishte minuta e 69-të e takimit, kur Cityt i buzëqeshi fati, shkaku që Vladimir Coufal realizoi auto-gol për 2-2.
Kampioni në fuqi pati shansin që të përmbyste rezultatin, nëse Riyad Mahrez (86’), të mos e huqte penalltinë.
Pas javës së 37-të, Manchester City është lider me 90 pikë, katër më shumë se vendi i dytë Liverpooli, derisa ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fund që të përcaktohet kampioni, por nëse The Reds nuk humbasin në udhëtim te Southamptoni në xhiron e 36-të.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...