Liverpooli shënon fitore në ndeshjen miqësore kundër Osasunës

22:56 | 9 Gusht 2021
KRG

Liverpool ka arritur të shënojë fitore kundër Osasunës në ndeshjen miqësorë me rezultat 3-1.

Tre golat e Liverpool-it erdhën në pjesën e parë derisa në pjesën e dytë Osasuna e dha golin e vetëm, apo ndryshe siç njihet “golin e nderit”.

Lverpool ka përfunduar ndeshjet përgatitore për sezonin e ri me fitore.

Goli i parë erdhi në minutën e 14-të e cila ishte një autogol nga mbrojtësit e Osasunës.

Goli i dyte dhe i tretë u shënuan nga Roberto Firmino ku golin e parë e shënojë në minutën e 21-të, kurse golin e tretë të ndeshjes e shënojë në minutën e 41-të.

Nga Osasuna, lojtari Kike ishte ai i cili gjeti rrjetën e lojtarëve të Jorgen Kloppit, ku në minutën e 70-të e shënojë golin e vetëm të skuadrës së tij.

Kujtojmë se ndeshjen e parë të cilën do ta zhvillojë Liverpooli në kuadër të  sezonit të ri në Premier Ligë është ditën e Shtunë, ku do të përballën me Nowrcih City./arbresh.info/

Të ngjashme