Google ADS

Liverpooli s’guxon të gabojë sonte, City luan nesër

14:42 | 10 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Manchester City dhe Liverpooli po vazhdojnë të luftojnë për titull të kampionit në Premierligë.

Sot për sot, skuadra e Pep Guardiolës është tri pikë përpara asaj të Jurgen Kloppit.

Një skenar që e kujton sezonin 2018/19, kur duelin me plot ethe të këtyre dy ekipeve në fund e kishin fituar “Citizens” me 98 pikë kundër 97 të “Reds”.

Të kujtojmë se nëse në fund ekipet e mbyllin sezonin me pikë të njëjta, do të merret në konsideratë diferenca e golave.

Të dy ekipet e kishin një kalendar mjaft të ngjeshur sivjet dhe deri tash ato kishin angazhime edhe në Champions League, ku Liverpooli ka shkuar në finale.

Ndërkohë, Të Kuqtë i pret edhe finalja e FA Cup me Chelsean më 14 mars.

Sonte, Mohamed Salah me shokë do të mundohen ta mposhtin Aston Villën në udhëtim për ta marrë përkohësisht primatin.

Ata s’guxojnë të gabojnë nëse duan të mbesin në garë për titull.

E nesër do të zbresë në fushë kampioni aktual anglez, i cili do të luajë me Wolverhamptonin.

Tri xhirot e fundit do të jenë “të zjarrta” për “Citizens” dhe për “Reds”. /Gazeta Express/

Manchester City 86 pikë

11 maj, Wolverhampton

15 maj, West Ham

22 maj, Aston Villa

Liverpool 83 pikë

10 maj, Aston Villa

17 maj, Southampton

22 maj, Wolverhampton

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme