Liverpooli raportohet se ka vendosur që të mos bëjë ofertë për mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellainin.
Të hënën, raporte të ndryshme pretenduan që Liverpooli ishte duke menduar nënshkrimin me Fellainin falas pasi kontrata e belgut me klubin në Old Trafford skadon në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klupp thuhej se ishte përgatitur për të bërë një ofertë zyrtare për ish lojtarin e Evertonit, por bazuar në një raport të ri nga ‘DailyMail’, Fellaini nuk do të rikthehet në Merseyside.
Megjithatë, Paris Saint Germain besohet të jetë duke monitoruar situatën e tij dhe se është i gatshëm për të shfrytëzuar mundësin për të nënshkruar me 30-vjeçarin.
Që nga fillimi i vitit 2018, Fellaini ka qenë duke u përfolur për transferim te Roma dhe skuadrat që luajnë në Turqi dhe Kinë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...