Liverpooli refuzon transferimin e Maroune Fellainit

10:24 | 10 Prill 2018
Arbresh Info

Liverpooli raportohet se ka vendosur që të mos bëjë ofertë për mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellainin.

Të hënën, raporte të ndryshme pretenduan që Liverpooli ishte duke menduar nënshkrimin me Fellainin falas pasi kontrata e belgut me klubin në Old Trafford skadon në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klupp thuhej se ishte  përgatitur për të bërë një ofertë zyrtare për ish lojtarin e Evertonit, por bazuar në një raport të ri nga ‘DailyMail’, Fellaini nuk do të rikthehet në Merseyside.

Megjithatë, Paris Saint Germain besohet të jetë duke monitoruar situatën e tij dhe se është i gatshëm për të shfrytëzuar mundësin për të nënshkruar me 30-vjeçarin.

Që nga fillimi i vitit 2018, Fellaini ka qenë duke u përfolur për transferim te Roma dhe skuadrat që luajnë në Turqi dhe Kinë./arbresh.info/

Të ngjashme