Google ADS

Liverpooli problem të madh me një yll

09:33 | 19 Tetor 2017
Arbresh Info

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane është lënduar gjatë në fitores 2 me 0 të Senegalit në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror ndaj Cape Verdes.

Qysh pas kësaj, u konfirmua se lëndimi do të mbaj yllin afrikan për gjashtë javë jashtë fushës, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Liverpooli është vë në një situatë të keqe tani pasi sulmuesi Sadio Mane është ftuar sërish për detyrë nga skuadra e tij kombëtare.

Sadio Mane ka pësuar tërheqje muskulore
Sadio Mane ka pësuar tërheqje muskulore

Mane është tani në mes përplasjes ndërmjet klubit dhe vendit të tij.

“Sadio Mane është ftuar për skuadrën e Senegalit për ndeshjen e tyre të ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror kundër Afrikës Jugore pavarësisht se Liverpooli ka konfirmuar se do të jetë jashtë fushës deri vonë në muajin nëntor për shkak të lëndimit”, shpjegon ‘Times’.

“Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, do të alarmohet nga thirrja e bërë nga Aliou Cisse, trajneri i Senegalit, që Mane është “100 për qind i gatshëm” për ndeshjet më 10 dhe nëntor”

Liverpooli do të takohet këtë vikend në Wembley me “Spursët” në kuadër të Premierë Ligës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme