Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Bouthenmouth me rezultat 5-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Ligën Premier.
Me vetëm dy pikë nga tri ndeshje, The Reds u futën në ndeshje me të vetmin qëllim, fitoren.
Në minutën e tretë ishte Luiz Diaz ai që shënoi për 1-0 pas asistimit të Firminos.
I njëjti lojtar asistoi sërish pas tre minutash, kur shënoi Harvey Elliott për 2-0.
Golin e tretë në ndeshje e shënoi Tren Alexander Arnold në minutën e 28-të të ndeshjes, ku sërish asistues ishte Firmino.
Braziliani arriti të gjejë golin në minutën e 31-të për 4-0, duke treguar që Liverpooli këtë ndeshje ka vetëm një qëllim.
Krejt në kohën shtesë të pjesës së parë kishte festë edhe për Virgil Van Dijk që shënoi për 5-0.
Liverpooli do të marr tri pikët e parë në Ligën Premier këtë sezon në këtë ndeshje, ndërsa rezultati përfundimtar do të mësohet në fund të pjesës së dytë. /Telegrafi/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?