Khephren Thuram vazhdon të jetë njëri nga mesfushorët më të kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.
Mesfushori francez ishte objektiv i top klubeve evropiane në verë, por në fund skuadra e tij Nice rezistoi duke refuzuar të gjitha ofertat.
Megjithatë gjiganti anglez Liverpool nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit dhe po tenton afrimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Caught Offside ka raportuar se trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit me çdo kusht transferimin e francezit në afatin kalimtar të janarit.
The Reds janë të gatshëm t’i përmbushin kërkesat e Nices me një ofertë prej 50 milionë euro në afatin kalimtar dimërorë për transferimin e talentit francez në Anfield.
22-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror është i gatshëm për ta bërë një hap para në karrierë dhe ka kërkuar largimin nga klube.
Gjithsesi në garë për të janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Bayern Munich, Juventus dhe Arsenal. /Telegrafi/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...