Google ADS

Liverpooli pëson humbjen e parë në këtë sezon dhe atë nga Watfordi

21:15 | 29 Shkurt 2020
Arbresh.info

Liverpooli ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon në udhëtim te Watfordi me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 28-të të Ligës Premeir.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në të dytën u shënuan tri sosh e që The Reds ishin në shok total.

Ismaila Sarr filloi fundosjen e skuadrës së Jurgen Kloppit me dy gola të shënuara për vetëm katër minuta.

Senegalezi e realizoi golin e parë në minutën e 54-të me një asistim të Abdoulaye Doucoure.

Katër minuta më vonë, Sarr e realizoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij dhe të dytin personal në ndeshje, e që u shërbye mjaftë mirë nga Troy Deeney.

Deeney dhe senegalezi ndryshuan rolet në minutën e 72-të për ta thelluar epërsinë e skuadrës së tyre në 3-0.

Gjashtë herë kampioni evropian tentoi që së paku të shënonte një gol, mirëpo nuk ia dolën të thyenin mbrojtjen e vendasve.

Kështu, Liverpooli ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon, derisa ka edhe një barazim.

Pas javës së 28-të, Liverpooli është lider me 79 pikë, 22 më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak – ndërsa në xhiron e 29-të do të takohen me Bournemouthin, por fillimisht do të luajnë kundër Chelseat në FA Cup.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme