Liverpooli pëson disfatën e parë sezonale, derbin e fiton Man City

23:01 | 3 Janar 2019
Arbresh Info

Kampioni i Premierë Ligës ia ka shkaktuar disfatën e parë sezonale Liverpoolit.

“Redsat” janë mposhtur me rezultat të ngushtë 2 me 1 në derbin si mysafirë kundër Manchester Cityt në Etihad në kuadër të xhiros së 21-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Derisa shanset nuk munguan qysh në fillim të ndeshjes, skuadrës së trajnerit Jurgen Klopp iu mohua një gol nga teknologjia e linjës së golit me anë të së cilit u vërtetua se goditja nga nuk kaloi rrjetën për 11mm plotësisht.

Manchester City më pas shfrytëzoi këtë duke u treguar më vendimtar për të shkuar në pushime me një epërsi minimale për 1 me 0 përmes Sergio Agueros.

Mirëpo, shifrat u barazuan në minutën e 64′ të pjesës së dytë nga sulmuesi brazilian Roberto Firmino që realizoi me kokë për 1 me 1 pas asistimit nga Andrew Robertson.

Sidoqoftë, në një kundërsulm të shpejtë, Leroy Sane riktheu në avantazh kampionin në fuqi të Premierë Ligës duke shënuar për 2 me 1 (72′).

Trajneri gjerman Jurgen Klopp bëri më pas disa ndryshime duke inkuadruar në fushë Daniel Sturridgen dhe Xherdan Shaqirin, por “Qytetarët” u treguan të kujdesshëm edhe në vazhdim.

Me këtë fitore, Manchester City ka rihapur garën për titull në Premierë Ligë duke kaluar në pozitën e dytë në tabelë me 50 pikë, katër më pak se Liverpooli në krye./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme