Derisa vazhdojnë të rriten raportet se ylli Philippe Coutinho do të largohet nga Liverpooli për transferim te klubi në ‘Camp Nou’, ‘TMW’ raporton se trajneri i “Redsave” Jurgen Klopp ka identifikuar një yll të Borussia Dortmund si zëvendësues të tij.
Lojtari në pyetje është Mario Gotze, i cili në të kaluarën ka pasur eksperiencë nën udhëheqjen e Jurgen Klopp gjatës kohës së tij te Borussia Dortmund, transmeton portali arbresh.info.
Gotze, i njohur mirë për golin e tij në finalen e Kampionatit Botëror të vitit 2014 që i siguroi trofeun Gjermanisë, ka shfaqur paraqitjet e tij më të mira në karrierën si futbollist gjatës kohës nën trajnerin Jurgen Klopp.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që trajneri i Liverpool është duke kërkuar transferimin e tij pasi gjermani është i bindur që Gotze do të ketë sukses në Premierë Ligë nën udhëzimet e tij.
Megjithatë, transferimi i tij varet edhe nga ylli brazilian Coutinho nëse vendos të largohet në Anfield këtë verë apo jo./arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...