Liverpooli është duke tentuar të transferojë një mbrojtës në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Shumë emra janë përmendur për ta përforcuar repartin defensivë të The Reds, por deri më tani ende asnjëri nuk ka zbarkuar në Anfield.
Emri i fundit që përfolet në mediat angleze dhe ato italiane është ai i mbrojtësit turk Merih Demiral.
Qendërmbrojtësi ka shkëlqyer me Juventusin në ndeshjet që ka luajtur, por ai nuk është titullar fiks.
Juve e sheh si shumë të rëndësishëm turkun për të ardhmen, por ai pëlqehet jashtëzakonisht shumë edhe nga trajneri Jurgen Klopp.
Gjithnjë sipas medieve angleze dhe atyre italiane, Liverpooli ka ofruar 50 milionë euro për transferimin e turkut.
Edhe pse është një ofertë e lartë financiare, duket se Juventusi nuk do ta pranojë atë pasi e sheh lojtarin si të vlefshëm për të ardhmen.
Ambasadori i Shqipërisë kërkon bashkërendim në dialogun Koso...
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...
Foda: Nëse duam të arrijmë vendin e parë në grup, duhet ta f...
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...