Liverpooli ofron 100 milionë euro për sulmuesin gjerman

07:56 | 26 Mars 2018
Arbresh.info

Liverpooli është duke menduar ta transferojë sulmuesin gjerman, Timo Werner.

Gjiganti anglez dëshiron ta përforcojë repartin e sulmit pas shitjes së Philipe Coutinhos, dhe formës së dobët të Daniel Sturrigde dhe Danny Ings.

Sipas Bild, Jurgen Klopp është duke e monitoruar sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner, për të cilin Liverpooli është i gatshëm të ofrojë edhe 100 milionë euro.

Werner, që kërkohet edhe nga klube si Real Madridi e Bayern Munich, pritet të largohet gjatë verës nga Leipzig, që janë në pozitën e gjashtë, larg Ligës së Kampionëve. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme