Google ADS

Liverpooli nuk ndalet vetëm me transferimin e Shaqirit

17:22 | 11 Korrik 2018
Arbresh Info

Trajneri i Liverpoolit, Jurgel Klopp nuk do të ndal kërkimet për një tjetër mesfushor me tipare sulmuesi pas nënshkrimit me anësorin kosovar Xherdan Shaqirin.

Reprezentuesi i Zvicrës është në dispozicion për vetëm 13 milionë euro për shkak të klauzolës së tij në kontratën aktuale te Stoke City pas dëbimit të tyre nga Premierë Liga sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari është duke u kërkuar për transferim në Anfield dhe Stoke City tashmë është në dijeni se do të humbas brenda javëve të ardhshme yllin e Interit.

Por, ‘Goal’ raporton që Klopp dëshiron të paktën edhe një tjetër mesfushor me tipare sulmuesi pasi të finalizoj transferimin e Shaqirit në Liverpool.

“Redsat” ishin afër nënshkrimit me mesfushorin kreativ të Lyonit, Nabil Fekirin, muajin e kaluar, por Liverpooli u tërhoq nga marrëveshja 53 milionëshe në momentin e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme