Liverpooli ka nisur bisedimet me Red Bull Salzburgun për futbollistin kosovar Valon Berisha.
Siç raporton ‘Spox’, Liverpooli ka qenë duke ndjekur progresin e Berishës që nga Viti i Ri dhe bisedimet tashmë kanë nisur me klubin e tij rreth një çmimi për mesfushorin, transmeton portali arbresh.info.
Përveç Liverpoolit, një tjetër klub i paemëruar në Premierë Ligë thuhet se ka kontaktuar reprezentuesin e Kosovës.
Berisha ka lindur në Malmo, por është rritur në Norvegji dhe u largua nga skuadra kombëtare norvegjeze në vitin 2016 duke zgjedhur përfaqësuesen tonë.
25-vjeçari ka qenë në Salzburg që nga viti 2012 dhe ka luajtur me sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane, dhe Naby Keitan në Austri./arbresh.info/
Xheneta nuk i ndal lotët: 10 mijë euro i jap, veç me kthy Gj...
“Mos më prek se jam në lidhje”, Leo i kthehet Gresës, ja rea...
Arsenal – Newcastle, formacionet zyrtare
Policia në Mitrovicë konfiskon dy armë
Konfirmohet rasti i parë i infektuar me variantin e ri të li...
Këtë javë, zëvendëssekretari amerikan viziton Kosovën, Shqip...