Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e tij të parë në Premierë Ligë nën fanellën e Liverpoolit pasditen e sotme (e shtunë).
Ylli kosovar, i cili është transferuar te gjiganti në Anfiled nga Stoke City gjatë verës për një tarifë prej 13 milionë euro, ka hapur llogarinë e tij duke shënuar në fitoren e thellë 4 me 1 të Liverpoolit kundër Cardiff’it, shkruan portali arbresh.info.
“Redsat” e nisën takimin mjaftë mirë duke shënuar përmes superylli Mohamed Salah qysh në minutën e dhjetë të ndeshjes pas një rrëmuje të krijuar në zonën e rreptësisë të skuadrës mysafire.
Nikoqirët dyfishuan epërsinë duke shënuar përmes Sadio Manes për 2 me 0 në minutën e 66′, por pranuan më pas një gol nga Peterson që shënoi me lehtësi si pasojë e mungesës së vëmendjes nga mbrojtja e finalistëve të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.
Mirëpo, Xherdan Shaqiri, që u inkuadrua në fushë pas një ore lojë në Anfield, arriti të shënojë një gol të bukur brenda zonës së penaltisë duke depërtuar topin në mes të tre lojtarëve pas një asistimit të bukur nga Salah.
Ky i fundi asistoi edhe në golin me klas nga Sadio mane vetëm tre minuta për 4 me 1 që erdhi në një kundërsulm të shpejtë.
Liverpooli kryeson në tabelën e Premierë Ligës me 26 pikë, tre më shumë se Manchester City me një ndeshje më pak në pozitën e dytë, ndërsa Cardiff qëndron në pozitën e 17-të në prag të zonës së dëbimit./arbresh.info/
Shikoni golat:
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë