Xherdan Shaqiri nuk është inkuadruar për asnjë minutë të vetëm në fitoren e Liverpoolit mbrëmjen e sotme (e mërkurë) ndaj Bayernit.
Skuadra e Jurgen Klopp vazhdoi tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke fituar me rezultat 1 me 3, por trajneri gjerman nuk vendosi në fushë yllin kosovar gjatë ndeshjes kundër ish skuadrës së tij për asnjë minutë të vetëm, shkruan portali arbresh.info.
“Redsat” siguruan epërsinë me golin e bukur nga Sadio Mane, por shifrat u barazuan me një autogol nga Joel Matip ende pa përfunduar pjesa e parë e takimit vendimtar në Allianz Arena.
Sidoqoftë, Virgil van Dijk riktheu sërish në avantazh kandidatin për titull në Premierë Ligë para se Mane të gjente portën sërish në fund të ndeshjes për 1 me 3.
Rivali i ardhshëm i “Redasve” do të mësohet pas hedhjes së shortit./arbresh.info/
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...