Në sezonin 2017/18 Manchester City theu disa rekorde, por tani ato mund të thyen nga Liverpooli i mrekullueshëm i Klopp.
Pep Guardiola e pranon se ai mund t’i humbë të gjitha rekordet që ka thyer dhe emrin që ka shkruar në librat e historisë së Premierligës, për shkak të formës së jashtëzakonshme të Liverpoolit.
Rekordi më i madh ndonjëherë është ai i sezoni 2017/18, kur Man City e fitoi titullin me 100 pikë, arritje historike – dhe që brenda dy viteve mund të thyehet sërish pasi Liverpooli veçse ka grumbulluar 67 pikë, derisa kanë mbetur edhe 15 xhiro në Premierligë, 45 pikë në lojë.
Rekordi tjetër që Liverpooli e synon, është ai i Arsenalit në sezonin 2003/04, që kishte përfunduar edicionin pa humbje, kur kanë kaluar 23 xhiro këtë sezon – Liverpooli ende s’di për humbje.
Ekipi i Klopp synon titullin pas 30 viteve dhe është rrugës për ta arritur atë tashme me shumë rekorde mbi supe, pasi ka shkuar 23 ndeshje pa humbje, 22 fitore dhe një barazim – diçka që se kishin arritur askush pas 23 ndeshjeve të para në Angli.
Dhe po, Pep Guardiola i Manchester City, beson dhe mendon se ky Liverpool, mund t’a rishkruajë historinë.
“Po, mund të ndodhë, rekordet janë për t’u thyer”, tha Guardiola, kur u pyet nëse Liverpooli do të bëjë më mirë se City i tij dhe do të kalojë 100 pikë sezonin 2019/20.
“Ne e thyem atë rekord (arritjen e 100 pikëve), dikush thoshte se s’mund t’ia dalim dhe herët apo vonë do të thyet sërish. Historia flet qartë për këtë. Nuk është e lehtë ta mposhtësh Liverpoolin, ata kanë gjetur një mënyrë për t’i fituar ndeshjet”. /Gazeta Express/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...