Google ADS

Liverpooli mohon se asistenti Buvac është larguar nga klubi

11:09 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Liverpooli ka mohuar lajmet se asistenti, Zeljko Buvac, është larguar përfundimisht nga klubi.

Buvac do të largohet përkohësisht nga klubi, për arsye personale, transmeton arbresh.info.

Trajneri, Jurgen Klopp, do të jetë pa ‘dorën e djathtë’ për ndeshjen kruciale ndaj Romës, në Ligën e Kampionëve, të cilën udhëheqin me rezultat 5 – 2, dhe ndeshjet e mbetura të sezonit në Premier League.

Largimi i tij nuk është në kohë ideale, por situata e tij personale është më e rëndësishme.

Megjithatë, sipas Press Association Sport,  klubi anglez e konsideron çështjen private dhe do ta respektojë vendimin, pa bërë ndonjë koment shtesë.

Zeljko mbetet ende si puntor i Liverpoolit dhe pozita e tij nuk do të lënkundet nga kjo mungesë.

Vlen të theksojmë se serbo-boshnjaku, Buvac dhe Klopp, janë në bashkëpunim tash e 17 vite, që nga takimi i tyre i parë në klubin gjerman, Mainz. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme