Liverpooli ka siguruar një pozitë në fazat grupore të UEFA Ligës së Kampionëve me një fitore bindëse ndaj skuadrës gjermane Hoffenheim.
Gjiganti anglez ka mposhtur me rezultat 4 me 2 klubin nën udhëheqjen e Julian Nagelasmannit në takimin kthyes të zhvilluar në Anfiled duke kaluar në fazën tjetër të kompeticionit më të madh evropian me rezultat të përgjithshëm 6 me 3, shkruan portali arbresh.info.
“Redsat” shënuan tri gola të njëpasnjëshme gjatë fraksionit të parë. Emre Can (21′) (10′) dhe Mohamed Salah ishin autorët e golave për klubin e udhëhequr nga Jurgen Klopp gjatë këtij fraksioni para se Markh Uth (28’) të shënonte për 3 me 1.
Në pjesën e dytë, Liverpooli arriti të shënojë edhe një herë përmes Roberto Firminos (63′) pas një gabimi në pasim nga mbrojtja e skuadrës mysafire.
Golin e fundit të këtij takimi e shënoi Sandro Wagner i Hoffenheimit në minutën e 79′ pas asistimit nga Andrej Kramaric.
Liverpooli vazhdon të jetë i pamposhtur kundër skuadrave gjermane në ndeshjet në shtëpi me një rekord prej 12 fitoreve dhe 3 barazimeve nga 15 ndeshjet./arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...