Liverpooli lejon largimin e Philippe Coutinhos për tarifë rekorde

13:59 | 4 Janar 2018
Arbresh Info

Philippe Coutinho është duke kërkuar që t’i lejohet largimi nga Liverpooli sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që të finalizoj transferimin në Barcelonë këtë janar.

Barcelona është duke përgatitur një ofertë rekorde prej 150 milionë euro dhe dëshiron të nënshkruaj me mesfushorin sa më shpejtë që është e mundur, edhe pse atij nuk i lejohet të luaj në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Liverpooli shpresonte ta mbante në skuadër yllin e tij për të gjithë sezonin, por ‘Goal’ raportoi këtë mëngjes që Coutinho është i vendosur për transferim të menjëhershëm.

Barcelonës i janë refuzuar tri oferta verën e kaluar, por Liverpooli duket se nuk mund ta përballojë më presionin për të mbajtur brazilianin në skuadër.

Liverpooli gjithashtu ka nevojë për të mbledhur disa fonde pasi shpenzoi 75 milionë funta në mbrojtësin e Southamptonit, Virgil Dijk./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme