Liverpooli ka pësuar një disfatë tronditëse në Beograd mbrëmjen e sotme (e martë).
“Redsat” janë mposhtur me rezultat 2 me 0 nga skuadra serbe Red Star Belgrade në takimin e zhvilluar në stadiumin Rajko Mitic në kuadër të xhiros së katërt në fazën e grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Dy golat nga Milan Pavkov i kanë shkaktuar disfatën e tretë radhazi skuadrës së trajnerit Jurgen Klopp në takimet e tyre si mysafirë për herë të parë në histori të tyre.
Ata u mposhtën nga Roma me rezultat 4 me 2, nga Napoli me rezultat 1 me 0 dhe nga Red Star tani me rezultat 2 me 0.
Pavkov dërgoi në epërsi nikoqirët me golin e shënuar me kokë pas harkimit nga Marko Marin në minutën e 22′.
Goli i dytë nga sulmuesi qendror erdhi vetëm shtatë minuta më vonë dhe bartësi i fanellës me numër 9 zuri në befasi portierin Alisson me një super goditje nga distanca për 2 me 0.
Pavarësisht dominimit të plotë në posedim dhe gjuajtjeve në portë, klubi nga Londra nuk arriti të gjej portën e skuadrës nikoqire as në pjesën e dytë të takimit.
Vlen të përmendet se ylli kosovar Xherdan Shaqiri nuk ishte ftuar nga trajneri gjerman Jurgen Klopp për shkaqe sigurie.
Liverpooli vazhdon qëndrimin në krye të Grupit C me gjashtë pikë, një më shumë se Napoli dhe dy më shumë se Paris Saint Germaini para ndeshjes mes tyre./arbresh.info/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë