Liverpooli kryen punën në Anfieldin e mbushur me tifozë

15:36 | 21 Gusht 2021
A. B.

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Liverpoolin. Mori tri pikë në Anfieldin e mbushur me tifozë, që i kishin munguan kaq shumë skaudrës së Jurgen Klopp.

Në Anfieldin e mbushur me tifozë, Liverpooli ka arritur ta mposhtë 2-0 Burnleyn, për të rrëmbyer pikët e plota në xhiron e dytë në Premierligë.

Redsat e nisën furishëm takimin, të motivuar edhe nga numri i madh i tifozëve në stadium që aq shumë iu kishin munguan edicionin e kaluar.

Në minutën e 18’, vendasit e gjetën golin me atë të Diogo Jota.

Pak minuta më vonë shënoi edhe Mohamed Salah, por VAR ndërhyri menjëherë dhe pas rishikimit, u vërtetua se Salah ka qenë në pozitë jashtë loje, duke e bërë kështu të pavlefshëm atë gol.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë. Liverpooli doli me të njëjtin ritëm dhe arriti të gjejë edhe golin e qetësisë, që në fund doli të jetë goli i rezultatit përfundimtar.

Në minutën e 68’, Sadio Mane realizoi për 2-0, duke mbajtur Liverpoolin në maje të Premierligës në këtë fillim të sezonit. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme