Liverpooli kërkon tarifë madhështore për sensacionin Mohamed Salah

09:11 | 13 Mars 2018
Arbresh Info

Liverpooli i është përgjigjur raporteve rreth interesimit të shfaqur nga Real Madridi në sulmuesin Mohamed Salah duke kërkuar një tarifë madhështore për sensacionin egjiptian.

Ish ylli i Romas ka shënuar 32 herë tashmë brenda këtij sezoni duke udhëhequr listën e shënjestrave për blerje nga Real Madridi që synon të përforcoj linjën e tyre frontale, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta spanjolle ‘El Confidencial’ pretendon që Real Madridi ka kërkuar blerjen e lojtarit dhe është informuar nga klubi anglez menjëherë përmes një ndërmjetësuesi se sa është mund t’i kushtoj atyre Salah.

Liverpooli nuk do të lejoj lojtarin të largohet falas duke i thënë gjigantit spanjoll se ata duhet 180 milionë euro për anësorin në rast të largimit të tij nga Anfield.

Salah është parë si një zëvendësues ideal i Gareth Bales, i cili pritet të largohet nga Bernabeu këtë verë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme