Josep Maria Bartomeu thotë se Liverpooli kërkonte 200 milionë euro për Philippe Coutinho.
Bartomeu thotë se Liverpooli refuzoi për të negociuar çmimin e brazilianit dhe kjo ka ndodhur për shkak të transferimit të shtrenjtë të Neymarit të Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro.
“Nuk do të them se sa ofruam ne, por Liverpooli kërkoi 200 milionë euro ëpr të. Ne nuk do të shpenzonim 200 apo 150 milionë euro, ne vendosëm që të tërhiqemi nga një treg kaq i shtrenjtë, oferta jonë ishte më e vogël se 100 milionë euro dhe me bonuset mund të shkonte deri në 120 milionë. Paratë kanë ardhur në futboll nga jashtë lojës dhe e kanë bërë (tregun e transferimeve) edhe më të shtrenjtë, kjo e shpjegon edhe çështjen e Coutinhos. Ne duhet të bëjmë kësi lloj investimesh në ‘La Masia’ dhe një akademinë klubit, ne duhet të respektojmë rregullat. Për këtë arsye jam i lumtur që PSG është duke u hetuar, gjë që është kërkuar nga klubet e evropiane”, tha Bartomeu.
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...