Klubi anglez, Liverpooli thuhet se ka refuzuar ofertën e Barcelonës për transferimin e sulmuesit të tyre, Darwin Nunez.
Sipas mediave britanike, Barcelona ka bërë një përpjekje për të forcuar sulmin e tyre duke ofruar rreth 50 milionë euro për, por oferta u refuzua nga Liverpooli.
Klubi katalanas vazhdon të kërkojë zgjidhje për të forcuar linjën e tyre sulmuese. Megjithatë, me Robert Lewandowski ende në krye të sulmit, gjetja e një sulmuesi të gatshëm për të luajtur si rezervë mbetet sfiduese.
Drejtuesit sportiv të Barcelonës dhe trajneri Hansi Flick janë të vetëdijshëm se mbështetja vetëm te Lewandowski është e rrezikshme.
Ata kanë theksuar nevojën për një rezervë të besueshme për të shmangur mbingarkimin e sulmuesit polak.
Barcelona fillimisht kishte konsideruar Jonathan David të Lille, por e përjashtoi atë për shkak të stilit të tij të lojës dhe kërkesave të larta financiare të marrëveshjes.
Ata tani janë duke eksploruar opsione të tjera që do të plotësonin Lewandowskin në vend që të sfidonin pozicionin e tij. /Telegrafi/
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë