Google ADS

Liverpooli identifikon pasuesin e Salah, ai luan në Bundesliga

13:58 | 5 Nëntor 2023
K.B

Liverpooli po bëhet gjithnjë e më i interesuar për mesfushorin me tipare sulmuese të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, raporton The Daily Star.

Ka një numër klubesh që shikojnë 20-vjeçarin e talentuar, duke përfshirë Manchester City, Bayern Munich dhe Chelsea, por Liverpool tani ka hyrë në garë për gjermanin çmimi i të cilit mendohet të jetë diku rreth 80 milionë euro.

Jurgen Klopp është një admirues i madh i Wirtz, i cili ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Menaxheri i “The Reds” beson se ai mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet.

Ndërsa Liverpool tashmë ka mjaft thellësi në repartin e sulmit, nënshkrimi i një lojtari të kalibrit Wirtz do të ishte i mirë se ardhur, andaj reputacioni dhe kontaktet e Kloppit në Gjermani garantojnë se ata mund të jenë pretendentë të vërtetë për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, shanset për nënshkrimin e tij në janar thuhet se nuk ekzistojnë nëse Bayer Leverkusen është ende në garë për titullin e Bundesligës. “Aspirinat” janë në krye të elitës së futbollit gjerman me dy pikë më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.

Raporti shton se edhe Man Utd ishte këshilluar më herët për të nënshkruar me Wirtz, kur Ralf Rangnick ishte në krye të klubit, sidoqoftë, “Djajtë e Kuq” nuk e shfrytëzuan kurrë mundësinë për të nënshkruar me të./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme