Liverpooli i ka vendosur çmimin shënjestrës kryesore të Barcelonës, Philippe Coutinhos.
Gjiganti katalunas tani shpreson që të finalizojë marrëveshjen me brazilianin në merkaton e muajit janar, transmeton portali arbresh.info. Siç raporton gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’, dy klubet janë në fazat e para të negociatave.
Liverpooli është duke kërkuar 145 milionë euro nga gjiganti katalunas për Coutinhon. Raportet nga mediat në Spanjë pretendojnë gjithashtu se dy klubet janë duke negociuar për një çmim më të ulët për mesfushorin.
Barcelona nuk heq dorë në transferimin e 25-vjeçarit në Camp Nou edhe pse lojtari nuk do të jetë në dispozicion për të luajtur në Ligë të Kampionëve.
Coutinho vazhdon të jetë shënjestra kryesore e liderit spanjoll në listën e tyre pavarësisht tri ofertave të refuzuara nga “Redsat” gjatë verës./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj