Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së katërt në Champions League.
Pas katër ndeshjeve të para, tabelës së kompeticionit më të fortë në botë në nivel klubesh është Liverpooli me 12 pikë, si skuadra e vetme e pamposhtur, shkruan Arbresh.info.
Teksa ndiqet pas nga katër skuadra me 10 pikë, Sportingu, Monaco, Bresti dhe Interi.
Padyshim se Brest është befasia e këtij kompeticioni ku në këto ndeshjet e para ka lënë pas emra të mëdhenjë si Real Madridi, Barcelona, Bayern Munich, Juventus e Manchester City.
Leipzigu, Sturm Graz, Young Boys, Crvena Zvezda dhe Slovan Bratislava, janë skuadrat e vetme që nuk e kanë shijuar as edhe një pikë të vetme këtë sezon ende.
Sulmi më i mirë është ai i Barcelonës me 15 gola të shënuar, teksa mbrojtjet më të mira janë të Inerit dhe Atalantas që ende nuk kanë pësuar gol.
Lojtari me më së shumti kontribut deri më tani është Raphinha i cili ka shënuar pesë gola dhe dhuruar tri asistime.
Në kuotën e pesë realizimeve janë edhe Kane, Gyokeres dhe Lewandowski.
Kujtojmë se raundi i pestë në Ligën e Kampionëve luhet me 26/27 nëntor./Arbresh.info
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë