Liverpooli është duke refuzuar të gjitha ofertat nga Barcelona për mesfushorin Philippe Coutinho.
Të paktën kështu raporton gazeta spanjolle ‘Sport’, e cila thekson që gjiganti në La Liga është i përgatitur për të paguar një shumë madhështore prej 139 milionë funta për reprezentuesin brazilian, transmeton portali arbresh.info.
Coutinho, i cili ende nuk ka luajtur për Liverpoolin këtë sezon, është shfaqur si njëri nga lojtarët me të cilin Barcelona dëshiron të zëvendësojë Neymarin pas transferimit të tij te Paris Saint Germain në fillim të këtij muaj.
Deri tani, 25-vjeçari ka qenë subjekt i tri oferta të pasuksesshme nga Ernesto Valverde.
Liverpooli është i vendosur që Coutinho nuk do të shitet duke bllokuar gjithashtu edhe përpjekjet e tij për të detyruar transferimin kur ai bëri kërkesë për transferim./arbresh.info/
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës