Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë gola

20:11 | 29 Dhjetor 2024
D.H

Liverpooli ka arritur një fitore tjetër në Premier League duke e mposhtur West Hamin në udhëtim me rezultat 0-5.

Gjithçka nisi mirë për mysafirët kur pas gjysmë ore kaluan në epërsi me anë të Luis Diaz, shkruan Arbresh.info.

Dhjetë minuta më vonë rezultati u dyfishua me golin e Gakpos, pas asistimit të Salahut.

Ndërkohë katër minuta më vonë egjiptiani shënoi edhe golin e tretë për Liverpoolin dhe të parin për të në këtë sfidë.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Kurse nëntë minuta pas nisjes së etapës së dytë, një goditje e bukur e Trent Alexander-Arnold mori devijim nga një mbrojtës i West Hamit dhe përfundoi në fundin e rrjetës, për golin e katër të “The Reds”.

Për epilogun final u përkujdes, Diogo Jota i cili u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë ku shënoi pas një asistimi tjetër nga Mo Salah.

Me këtë fitore, të drejtuarit e Slot kanë 45 pikë pas 18 ndeshjeve dhe prijnë në kampionatin anglez me tetë pikë më shumë se Nottinham Foresti që nga një ndeshje më shumë të luajtur. Kurse, londinezët pas kësaj humbje mbeten të 13-tit me 23 sosh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme