Liverpooli i interesuar për Ramosin

08:54 | 7 Janar 2021
Arbresh.info

Liverpooli është duke u interesuar për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos, raporton “El Chiringuito”.

Ramosit i skadon kontrata me Real Madridin në verë dhe Liverpooli po shikon të sjellë përforcim në afatin kalimtar të verës.

Ylli i Real Madridit ka një histori të komplikuar me Liverpoolin, pasi në finale të Ligës së Kampionëve të vitit 2018 ai kishte lënduar yllin egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme