Liverpooli është i gatshëm të shes mesfushorin Philippe Coutinho për 150 milionë euro në muajin janar.
Barcelona vazhdon të jetë duke kërkuar transferimin e Coutinhos dhe braziliani tashmë është shënjestër kryesore e tyre për merkaton e transferimeve të muajit janar, transmeton portali arbresh.info. Ata dëshirojnë të nënshkruajnë me të në fillim të vitit të ardhshëm pasi kanë frikë që çmimi i tij dhe gara për nënshkrimin e tij mund të rritet nëse ata presin deri në verën e ardhshme.
Zyrtarët e Barcelonës janë takuar të hënë në Londër me Kia Joorabchian, njëri nga agjentët e Coutinhos, dhe u informuan se Liverpooli do të jetë i hapur të shes brazilianin për një tarifë prej 150 milionë euro.
Megjithatë, aktualisht, Barcelona nuk dëshiron të paguaj atë tarifë. Ata shpresojnë të jenë në gjendje të sigurojnë një marrëveshje për një tarifë prej 80 milionë euro dhe më pas 30 milionë euro bonuse.
Bazuar në një raport nga ‘Mundo Deportivo’, edhe pse Coutinho është në dijeni rreth interesimit nga PSG, ai dëshiron t’i bashkohet Barcelonës./arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...