Google ADS

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Van Dijk, 60 milionë euro për yllin e Dortmundit

10:47 | 18 Mars 2025
Q L

Liverpooli pritet të mbetet pa kapitenin e tyre Virgil Van Dijk i cili do të largohet në fund të sezonit për shkak se i skadon kontrata.

Ende nuk ka një marrëveshje të re mes palëve dhe tani The Reds kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e holandezit.

Qendërmbrojtësi gjerman Nico Schlotterbeck është një nga opsionet për ta zëvendësuar Van Dijk në Anfield.

Liverpool po e vëzhgon nga afër qendërmbrojtësin e Borussia Dortmund dhe është i përgatitur të paraqesë një ofertë serioze.

Dortmundi nuk ka ndërmend të lërë lojtarin e tyre kryesor të largohet, por një ofertë joshëse mund të detyrojë hierarkinë e klubit të rishqyrtojë.

The Reds janë në kërkim të përforcimeve në prapavijën e tyre dhe Schlotterbeck thuhet se është në krye të listës së tyre të dëshirave.

Dortmundi ka vendosur një tarifë transferimi prej të paktën 60 milionë euro – një shifër që Liverpool thuhet se është i gatshëm ta paguaj.

Është ende e pasigurt nëse lëvizja do të materializohet në verë, por bisedimet mund të nxehen në javët e ardhshme. Nëse Schlotterbeck largohet nga Dortmundi, klubi do të duhet të gjejë një zëvendësues të përshtatshëm në mbrojtje. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm