Liverpool ka insistuar se Mohamed Salah nuk është në shitje pavarësisht ofertës së madhe nga Al Ittihad.
Megjithatë, në prapaskenë, Reds kanë vlerësuar lojtarët që mund të zëvendësojnë egjiptianin me Federico Chiesan të Juventusit dhe Joao Felix të Atletico Madridit dy emra në shqyrtim.
Sipas Caught Offside, klubi saudit duhet të testojë vendosmërinë e Liverpoolit për të mbajtur yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro para se të mbyllet afati kalimtar të premten mbrëma në Angli.
Por, Calciomercato raporton se Karim Adeyemi i Borussia Dortmund është një tjetër lojtar që Reds po konsiderojnë, duke shtuar se ai “shquhet si kandidati më tërheqës”.
Adeyemi është një lojtar që Jurgen Kloppit ‘i pëlqen shumë’ dhe nuk është e vështirë të kuptosh pse. Duke e përfunduar sezonin e kaluar në formë të fortë, ai shënoi 11 gola në 13 ndeshjet e tij të fundit.
Në përgjithësi, ai shënoi mesatarisht 0.71 gola dhe asistime për 90 minuta në sezonin e tij debutues në Bundesligë. Kjo është për shkak të 32 kontributeve të golave për Red Bull Salzburg në sezonin 2021/22, duke përfshirë pesë në tetë ndeshje në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...