Liverpooli është pranë që ta fitojë garën për talentin e Celticut, Ben Doak – bën të ditur Goal.
16-vjeçari, i cili tashmë ka regjistruar dy paraqitje për ekipin e parë të skocezëve, është i gatshëm që të kalojë në Anfield.
Njoftohet se nënshkrimi i marrëveshjes me futbollistin anësor është vetëm çështje e ekzaminimeve mjekësore, meqenëse ai i ka refuzuar ofertat tjera për të kaluar te Redsat.
Në rast të arritjes së marrëveshjes, Doak nuk do të ketë të drejtë të luajë në Ligën Premier deri në sezonin e ardhshëm, porse do t’i bashkohet akademisë së klubit.
Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi, në të cilën ai mban fanellën me numrin 7 të Liverpoolit. /arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit