Google ADS

Liverpooli gabon sërish, pranon gol në fund të ndeshjes

15:32 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Liverpooli ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Brighton. Ka barazuar 1-1.

Pas barazimit me Manchester Cityn, Liverpooli i Jurgen Klopp nuk ka mundur të gjejë rrugën drejt fitoreve në Premierligë.

Në xhiron e 10-të, Redsat ishin afër të marrin pikët e plota në udhëtim te Brighton.

Deri në minutën e 92-të, Liverpooli po fitonte 1-0 me golin e Diogo Jotas, kur u akordua penallti për vendasit, e dyta në këtë ndeshje, të cilën e konkretizoi në gol për 1-1 Gross.

Nuk ishte nata e Liverpoolit, pasi VAR-i ia hoqi dy gola, Mohamed Salah dhe Sadio Mane realizuan, por që të dy ishin ë pozicion jashtë loje.

Ky barazim e ngjit Liverpoolin në pozitën e parë, me një pikë më shumë se Tottenham, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme