Google ADS

Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë

22:57 | 26 Dhjetor 2024
D.H

Liverpool ka arritur të shënoj një fitore me rezultat 3-1 ndaj Leicesterit në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League.

Edhe pse mysafirët e nisën më mirë takimin duke shënuar në minutën e gjashtë me anë të Ayewit, shkruan Arbresh.info.

Por kjo ishte kaq se cfarë bën mysafirët, pasi “The Reds” u sulën drejt golit dhe më në fund në minutat shtesë të pjesës së parë barazuan rezultatin.

Cody Gakpo ishte realizator. Me të nisur pjesa e dytë Liverpooli mori epërsinë për të parën herë në këtë sfidë me anë të Curtis Jones.

Kurse tetë minuta para fundit, Salah vulosi fitoren me golin e tretë.

Me këtë fitore, të drejtuarit e Arne Slot kanë 42 pikë në tabelë dhe kanë shtatë më shumë se ndjekësi i pari Chelsea, si dhe kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Ndërsa, Leicesteri tashmë ndodhet në zonën e kuqe me 14 pikë.

Sfida e ardhshme për Liverpoolin është ndaj West Hamit kurse Leicesteri e pret në shtëpi Manchester Cityn./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme