“Redsat” kanë siguruar me shumë vështirësi tri pikë të plota në Anfield mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Me anë të përmbysjes së rezultat, Liverpooli siguroi fitore me rezultat të 4 me 3 në takimin e zhvilluar si nikoqir në kundër të xhiros së 23-të në Premierë Ligë kundër Crystal Palaces, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët shënuan të parët përmes Andros Townsend pas disa kombinimeve të bukura së bashku me sulmuesin Wilfried Zaha. Goli nga skuadra nën udhëheqjen e Roy Hodgson u realizua në minutën e 34′.
Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, Liverpooli realizoi dy gola të njëpasnjëshme. Goli i barazimit u realizua nga superylli Mohamed Salah (46′), ndërsa golin e avantazhit e shënoi Roberto Firmino.
Por, mysafirët arritën të barazojnë shifrat nga një ndërprerje duke shënuar me kokë përmes James Tomkins në minutën e 65′. Sidoqoftë, Salah gjeti sërish portën në minutën e 75′ duke shënuar për 3 me 2 para se Sadio Mane të realizonte për 4 me 2.
Mysafirët arritën të ngushtojnë sërish disavantazhin duke realizuar për 4 me 3 me anë të Max Mayer.
Vlen të përmendet që “Redat” mbetën me një lojtar më pak në fushë në minutën e 89′ pasi James Milner u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Xherdan Shaqiri luajti mbi 20 minuta në këtë ndeshje me shtatë gola pas inkuadrimit në pjesën e dytë si një zëvendësues i Naby Keitas.
Liverpooli tani ka 60 pikë në krye të tabelës, shtatë më shumë se Manchester City si rivali më i afërt, ndërsa Crystal Palace qëndron në pozitën e 14-të me 20 pikë./arbresh.info/
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...